Përfundon mbledhja e kabineti të luftës izraelite, zëdhënësi: Kemi miratuar plane operacionale sulmuese dhe mbrojtëse

Shumica e kabinetit të luftës izraelite favorizon një përgjigje ndaj sulmit të mbrëmshëm nga Irani, por anëtarët janë të ndarë në shkallën dhe kohën e tij.
Kabineti prej pesë anëtarësh, në të cilin Benjamin Netanyahu, ministri i mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministri i kabinetit Benny Gantz kanë kompetenca vendimmarrëse, u mblodhën më herët sot për të diskutuar sulmin – i cili pa mbi 330 raketa dhe dronë të lëshuar në Izrael.
Duke iu drejtuar mediave në anglisht, një zëdhënës i ushtrisë izraelite thotë se planet si për veprim sulmues ashtu edhe për mbrojtje janë autorizuar pas sulmit të mbrëmshëm nga Irani.
Kundëradmirali Daniel Hagari thotë: “Hamasi dhe Irani duan të ndezin Lindjen e Mesme dhe të përshkallëzojnë në rajon”, duke shtuar se IDF mbetet “në gatishmëri të lartë” dhe po “vlerëson situatën”.
Ai vazhdon: “Gjatë dy orëve të fundit kemi miratuar plane operacionale si për aksionin sulmues ashtu edhe atë mbrojtës.
Ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe së bashku me partnerët tanë do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë Lindjen e Mesme”.
Zëdhënësi i IDF nuk jep detaje të mëtejshme se cilat plane janë miratuar, por kjo pason një takim të kabinetit të luftës të Izraelit në dy orët e fundit.
/rtsh.al/