E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kishte dalë për gjueti, vetëvritet aksidentalisht 68-vjeçari në Has

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë, pas vrasjes së një 55-vjeçari nga gruaja e tij në Sarandë.

Një 68-vjeçar është vrarë aksidentalisht me armë gjahu në fshatin Perrollaj të Hasit.

Sipas njoftimit zyrtar, 68-vjeçari kishte dalë për gjueti.

“Në fshatin Perrollaj, dyshohet se aksidentalisht është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi H. U., 68 vjeç, banues në fshatin Perrollaj, Has, i cili kishte dalë për gjueti.

Arma e gjahut, të cilën ky shtetas e posedonte me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›