EMRI/ Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident tragik ka ndodhur mrbëmjen e sotme në Durrës, ku një person ka humbur jetën ndërsa ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.
Sipas informacioneve një 40-vjeçari Pëllumb Ndoji ka qenë duke ecur me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë ende e paidentifikuar.
Si pasojë e përplasjes burri ka humbur jetën në vend.
Njoftimi:
Rreth orës 17:30, në lagjen 15 Durrës, një automjet ende i pa identifikuar, ka përplasur biçiklistin shtetasin P. N., 40 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. N.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vëndi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.