Kishte dalë për guidë, humb turistja austriake në Karaburun

Një turiste nga Austria ka humbur prej mbrëmjes së të premtes në Karaburun. Shtetasja, rreth 45 vjeçe, ka dalë për guidë dhe më pas ka humbur orientimin.
Zonat e mbrojtura dhe policia kufitare po vijojnë kërkimet. Ndërkohë që është lokalizuar vendndodhja e saj në afërsi të Gjirit të Gramës./abcnews.al