E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kishte fshehur drogë në motorin e makinës, arrestohet 32-vjeçari, ideja aspak “gjeniale”

Një 32 vjeçar ra në pranga e policisë së Korçës, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Aksi” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Skerdjan Spahiu, i cili u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin “Bilisht -Korçë”.

Gjatë kontrollit, në pjesën e motorrit të automjetit të Spahiut u gjetën të fshehura 4 qese me 3 kilogramë kanabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›