E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina bie në kanal në Konispol, drejtuesi 33-vjeçar gjendet i vdekur brenda në mjet

Një 33-vjecar është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij, në afërsi të fshatit Vrinë te Bashkisë Konispol.

Klodian Karoshi, banues në Shëndëlli, është gjetur i vdekur në automjetin e tij të aksidentuar në aksin Vrinë-Butrint.

Ai dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar duke rënë në kanal mbrëmjen e djeshme, pasi prej atëherë nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve të tij. Makina e aksidentuar bashkë me trupin e 33-vjecarit është gjetur nga një bari i zonës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›