Kisinger Ndajeni Bosnjen ne tri pjese

Dhe kete konsiderate befasuese e shpreh politikani i njohur veteran amerikan dhe ish-sekretar i Shtetit te SHBA-se ne kohen e presidenteve Ricard Nikson dhe te Xherald Ford Henri Kisinger i cili thote shprehimisht Bosnja duhet te ndahet ne tri shtete te pavarura dy nga te cilet me pas do te mund tu bashkengjiten vendeve fqinje.
Sipas tij fillimisht duhet te krijohet nje shtet mysliman nderkohe qe edhe dy popujve te tjere duhet tu lejohet qe te krijojne shtetet e tyre te pavarura ose ata te bashkohen me Serbine dhe Kroacine. Vetem ne kete menyre do te zgjidhej perfundimisht ceshtja kombetare e te gjithe popujve qe jetojne ne keto hapesira konsideron Kisingeri duke shtuar me tej Gjuha boshnjake ceshte e verteta nuk ekziston.
Nuk ekziston as kultura boshnjake. Bosnja eshte nje njesi administrative qe perbehet nga serbe kroate dhe boshnjake e krijuar ne menyre artificiale ne hapesirat e ish-Jugosllavise te cilen fuqite perendimore ne menyre absurde e njohen si shtet theksoi nje nga ish-sekretaret me te famshem te Shtetit ne historine e diplomacise dhe te politikes se jashtme amerikane.
Perfaqesuesit politike te serbeve kroateve dhe boshnjakeve ne B-H mbajten qendrime te ndryshme ndaj kesaj deklarate ose ideje te Kisingerit. Kryetari i radhes i Keshillit te Ministrave te B-H-se Nikolla Shpiric i tha dje gazetes se perditshme serbe Kurir se kishte degjuar edhe me pare per kete ide por duke mos dashur qe ta komentonte konkretisht kete deklarate.
Ai i tha te gjitha prandaj nuk kam se cfare te komentoj vuri ne dukje shkurt Kryeministri aktual i B-H-se. Zedhenesi i Partise Social-Demokratike SDP te B-H-se Damir Mashic nga ana e tij i tha gazetes se siperpermendur serbe se kroateve boshnjake nuk u intereson fare se cfare mendon ky amerikan dhe se atyre nuk u bie ndermend qe te komentojne deklarata joserioze te nje njeriu joserioz.
Me konkret lidhur me deklaraten e lartpermendur per ndarjen eventuale te B-H-se ne fakt ishte kryetari i Partise se Aksionit Demokratik SDA te Bosnjes Sulejman Tihic i cili theksoi se Kisingeri nuk ka aspak te drejte. B-H eshte nje shtet shumetnik ku ekzistojne probleme te caktuara. Nuk eshte realiste qe ta ndash kete vend sepse atje popujt bashkejetojne. Shume nga problemet e krijuara ne vend jane pasoje pikerisht e nderhyrjeve nga jashte. Nese do te pranohej kjo teze atehere synimet tona drejt anetaresimit ne BE do te ishin te pakuptimta theksoi Tihic.