Kitara e Lennon shitet për 408.000 dollarë
Kitara, me të cilën ka luajtur John Lennon dhe George Harrison nga grupi The Beatles, është shitur për 408,000 dollarë në një ankand.
Instrumenti i ndërtuar në vitin 1966 nga kompania VOX është blerë nga një blerës i paidentifikuar amerikan në Nju Jork.
Harrison ka luajtur me të këngën I am the walrus në skenën e një turenu më 1967, ndërsa Lennon e ka përdorur atë në videon për këngën Hello, goodbye, në po të njëjtin vit.