Kjo është NASA e Afrikës (FOTO)
Share
Ky mjet fluturues në Ugandë shpreson ta fusë Afrikën në garën e hapësirës. Atë po e ndërton ambiciozi Kris NSamba në oborrin e shtëpisë së mamasë së tij. NSamba ka themeluar Programin Afrikan për Kërkim Hapësinor. Për ndërtimin e African Skyhawk e ndihmojnë 600 persona. Synimi është që ky avion të arrijë të ngjitet në 24 kilometra lartësi.
Dhe pasi African Skyhawk të testohet me sukses, nga viti tjetër pritet të nisë ndërtimi i të parës anije hapësinore në këtë kontinent. NSamba beson se ajo do jetë në hapësirë brenda 4-6 vitesh. Ish- studenti i astronomisë thotë se nuk bëhet fjalë për para, garë apo krenari. Ne po përpiqemi që edhe Afrika të ketë një kontribut për dijen mbi fatin e njerëzimit, tha ai.


