E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbante balerinin 12 vjeçar si skllav seksi, dënohet me burg

Share

Një avokat i njohur në Filadelfia të SHBA është dënuar me 15 vite burg për shkak se ka mbajtur një djalosh 12 vjeçar si skllav seksi për 6 vite.

Edhe pse u arrestua në vitin 2010, Keneth Schneider, u dënua të enjten. Një gjykatë në Filadelfia dëgjoi historinë e tmerrshme se si Schneider shkoi në Moskë në vitin 1998 ku takoi një balerin 12 vjeçar, Roman Zavarov. Në atë kohë Zavarov studionte në Akademinë e Baletit Balshoi, por familja nuk kishte mundësi financiare ta mbante.

Schneider, që është president i një fondacioni që synon të ndihmojë artistët e rinj e të talentuar, e bindi familjen e tij që të paguante për Zavarovin. Madje ai i bindi familjarët që djaloshi 12 vjeçar të jetonte në apartamentin e tij në Moskë.

Në gjyq Zavarov tregoi se si Schneider bënte seks me të 3-4 herë në javë.

CBS raporton se Schneider e solli Zavarovin në SHBA në vitin 2001.

Tani Zavarov është 25 vjeç, i martuar dhe punon si kërcimtar në Arizona.

Schneider deklaroi gjatë gjithë gjyqit se ishte i pafajshëm. Por gjykatësi nuk e besoi, madje në një moment të gjyqit e quajti atë monstër.

Një nga profesorët e Zavarov deklaroi se ai ishte një talent i rrallë, kishte një fizik të mrekullueshëm dhe studionte shumë.

Keneth Schneider

Roman Zavarov

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›