E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kjo është ndjekja më e avashtë e policisë

Një gjyshe në Britani bëri që policia ta ndiqte atë për më shumë se 20 kilometra me një shpejtësi prej rreth 15 kilometra në orë.

Karoline Tërner u ndalua më në fund pasi policia kishte krijuar një postbllok me makina dhe një oficer doli jashtë makinës dhe i trokiti në dritare duke i thënë të ndalonte. 76 vjeçarja po i jepte makinës në krah të kundërt.

Kur polici iu afrua fillimisht në dritare dhe i ulëriti të ndalonte, ajo tha: Nuk ka asgjë për të diskutuar. Po shkoj në shtëpi.

Tërner u mbajt në qeli atë natë dhe iu ndalua që ti japë makinës për një vit. Megjithatë ajo thotë se do e rimarrë sërish të drejtën për ti dhënë makinës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›