E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmërim për Istvud e Di Kaprio: Huver nuk ishte gej

Huver dhe zevendesi i tij, me te cilin mendohej se kishte lidhje

Historianët kanë spekuluar për vite me radhe në lidhje me tendencat seksuale të shefit të parë të FBI-së, J. Edgar Huver. Disa kanë sugjeruar se ai ishte homoseksual.

Por kur pritet që të dalë filmi i ri për të, duket se shefat e FBI janë më shumë se të shqetësuar.

Kur Klint Istvud, që do drejtojë këtë film, dhe Leonard Di Kaprio, që do luajë Huverin, u takuan me përfaqësuesit e FBI, ata u paralajmëruan për këtë gjë. Ata thanë se kanë qenë fabrikime dhe thashetheme të mjegullta, pa asnjë provë. Mendohet se Huver kishte marrëdhënie me zëvendësin e tij. Istvud ka garantuar shefat e byrosë se nuk do ketë një portretizim të Huver hapur si një homoseksual.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›