E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klajdi, shqiptari që i bën konkurrencë këngës “Gangnam Style”

Muzikanti shqiptar, Klajdi Lupa(Claydee), i cili tanimë po korr sukses edhe në tregun ndërkombëtar, është renditur i dyti, sipas Youtube, në videot më të shikuara në Greqi për vitin 2012.

Siç shihet edhe në foto, "Mamacita Bueno" e shqiptarit me mbi 16 milion klikime vjen e dyta pas klipit "Gagnam Style".

Në klipin "Mamacita Bueno", Klajdi nuk vjen vetëm në rolin e kompozitorit por edhe të këngëtarit.

Klajdi është i njohur edhe për superhitet si "Deep Inside", "Call me", "Hey You", "Tonight" etj. dhe është vlerësuar me çmime në festivalet muzikore në Greqi dhe jashtë, bën të ditur albavipnews. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›