Diçka po zihet në mes Carmen Electra dhe Simon Cowell

Shoumeni, Simon Cowell ka konfirmuar se ai është duke u takuar me modelen seksi, Carmen Electra. Para disa muajsh, ishte raportuar se ai dhe modelja 40 vjeçare, njëherit, prezantuesja televizive, ishin në një lidhje.
Ndërkaq, tani këtë lajm e ka konfirmuar bosi i , “X Factor” megjithatë, ai ka thënë se ende nuk kanë filluar lidhjen vetëm se janë duke u takuar.
“Ajo nuk është e dashura ime. Ne po takohemi. Ajo është tërheqëse apo jo?”, ka thënë ai për, “Ryan Seacrest”.
“Shkëndijat e para” të dashurisë në mes Cowell dhe Electra kanë nisur në momentin kur kjo e fundit, ishte e ftuar si mysafire në panelin e, “X Factor” në Amerikë, para disa muajsh.
“Ai është i ëmbël. Është i mahnitshëm. Në fakt ai është si shpirt”, kishte thënë modelja atë kohë.
Jeta private e Simon Cowell po ecën për mrekulli por, të njëjtën gjë nuk mund ta themi për karrierën e tij. Cowell, po ka mjaftë probleme kohëve të fundit pasiqë, shikueshmëria e spektaklit muzikor, “X Factor” ka rënë dukshëm si në Amerikë ashtu edhe në Angli./Indekosnline/