E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Klasat e 9-ta nisin edukimin në karrierë, zv.ministrja e Arsimit: Shkollat speciale do kthehen në qendra burimore

Nga ky janar të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta do të kenë mundësi që nëpërmjet një lënde të veçantë të informohen për mënyrën se si mund të zhvillojnë karrierën e tyre. Nisma është huazuar nga modele që aplikohen në shkollat e arsimit parauniversitar në Europë.

Zv.ministrja e Arsimit, Nina Guga sqaron se nëpërmjet implementimit të shërbimit të zhvillimin të karrierës në institucionet tona arsimore nxënësit do të mund të ndërtojnë kompetenca, të zhvillohen në mënyrë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse aftësitë e tyre. 

Ndërsa këtë vit shkollor parahikohet që të 11 shkollat speciale të kthehen në qendra burimore, me qëllim që shërbimi që do të ofrohet për nxënësit me aftësi ndryshe të jetë më i mirë.

Ndryshime të tjera parashikohen edhe nga viti i ardhshëm shkollor që kanë të bëjnë me dhënien në përdorim apo ofrimit të tekseve shkollore falas.

Disa nga këto ndryshime kanë nisur të zbatohen në këtë tremujor të dytë të ketij viti shkollor për t’u njohur në fund të tij me efektshmërinë e këtyre politikave të ndërmarra e për të kuptuar nëse do të vijojnë të zbatohen në vitet e ardhshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›