E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

50% më pak infeksione respiratore në 2022, Brataj: 2023 nisi me rritje të virozave gripale pas 2 vitesh mungesë

Shqiptarët patën një vit më të qetë nga COVID dhe infeksionet respiratore gjatë 2022-it. Sipas një analize të përpunaur nga Urgjenca Kombëtare Mjekësore gjatë vitit të kaluar këto infeksione ranë më 50% duke u dhënë mundësi jo vetëm pacientëve por edhe strukturave spitalore të rimarrin veten pas ezaurimit që dha pandemia.

Kreu i Urgjencës Kombëtarë Mjekësore, Skënder Brataj thotë se ky fillim vit ka nisur i trazuar pasi gripi është shfaqur me gjithë potencialin e tij të mundshëm pas dy vitesh mungesë.

Në ditët e para të janarit në urgjencë po shënohen mesatarisht 80-100 raste në ditë të infeksioneve respitaore.

Sëmundshmëria do të vijojë të rritet sipas Brataj edhe gjatë muajit shkurt ku pritet të shënohet piku. Të gjithë ata që ende nuk janë prekur nga gripi apo nuk kanë simptoma është e këshillueshme të vaksinohoen ndaj gripit, pasi është një virus që cdo sezon pëson ndryshime.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›