E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klasike spanjolle apo gjermane,ndoshta?!

Ekipet tanimë i kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kuadër të çerekfinaleve të Champions League, pas shortit që u hodh sot në Nion të Zvicrrës, dhe palët janë si në vijim: Malaga vs Borussia Dortmund, Real Madrid vs Galatasaray, dhe PSG vs Barcelona, Bayern Munich vs Juventus.

Çka është e veçantë në këtë short është se në rast fitoresh mund të kemi përballje "klasike" gjermane ose spanjolle. Normalisht kjo mund të ndodhë nëse në finale kalojnë Borussia Dortmund dhe Bayern Munich ose "El Clasico", Real Madrid dhe Barcelona.

Ekipet që kualfikohen në gjysmëfinale do të marrin pjesë në një tjetër hedhje shorti, e cila do të mbahet po në Nion më 12 prill.

Gjysmëfinalet e para do të luhen me 23 dhe 24 prill,e ato kthyese me 30 prill dhe 1 maj,ndërsa finalja në Wembley të shtunën me 25 maj./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›