E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talenti shqiptar, refuzon Shqipërinë për Italinë

Elvis Kabashi ka refuzuar të luaj për ekipin kombëtar Shpresa.

Lojtari që aktualisht mbron ngjyrat e të rinjve të Juventusit, por që është grumbulluar disa herë edhe me ekipin e parë të Juventusit, i ka dërguar një letër FSHF-së, ku u ka kërkuar drejtuesve që të mos e shqetësojnë më në lidhje me këtë çështje.

Kabashi synon që të luajë me Kombëtaren e madhe dhe jo me atë të Shpresave, prandaj një vendim i tillë i tij mund të ndikojë negativisht për të ardhmen e lojtarit.

Refuzimi i Kabashit vjen edhe si rezultat i një shprese që ai mund të luajë me Italinë në ndonjë kompeticion të rëndësishëm botëror ose europian.

“Kam luajtur disa ndeshje për kombëtaren shqiptare të të rinjve dhe u jam shumë mirënjohës për interesin që keni shfaqur për mua deri ditën e sotme, por ju ftoj të mos më thërrisni më në të ardhmen, sepse dëshira ime është të luaj me kombëtaren italiane të futbollit”, thotë Kabashi.

Më tej 19-vjeçari shton se ai është një qytetar italian, i lindur e rritur në Itali dhe se ndjehet më shumë i lidhur me Italinë se sa më Shqipërinë.

“Shpresoj të mirëkuptoni zgjedhjen time. Në të ardhmen, përgjigje pozitive nga ana ime do të marrë vetëm një ftesë e federatës italiane të futbollit”, përfundon letra./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›