E Martë, 3 Nëntor 2026

“Klasikët n’Lissus” , instrumentistët prezantohen me muzikë dhome

Muzika klasike u ngjit në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë.

Gjashtë nxënës sfiduan për të prezantuar diçka të re për artëdashësit lezhjanë që gjithnjë e më tepër po tërhiqen nga muzika klasike.

Ishte shume punë, studime dhe për protagonistet emocionet e përcjellura reflektuan tek publiku që nuk i kurseu duartrokitjet.

Klasiket n’Lissus 2, pati edhe mbështetjen e Bashkisë Lezhë. Kryetari i saj Pjerin Ndreu, tha se këta artistë demostrojnë se shkolla “Besëlidhja” po kthehet ne një fidanishte qe po rrit talente që po i japin një tjetër ritëm jetës kulturore të këtij qyteti.

“Këta fëmijë na tregojnë që do të jenë muzikantë të mëdhenj në të ardhmen. Ne jemi krenar për këta”, u shpreh Ndreu.

Prej pak vitesh muzika klasiket ka filluar të gjallërohet në Lezhë, pasi janë nxënësit e muzikës të shkollës “Besëlidhja”, që po nxisin kultivimin e një kulture të re muzikore në këtë qytet.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›