E Diel, 1 Nëntor 2026

Klaudja i kerkon Erionit qe tia shprehe ndjenjat

Disa nga banoret vazhdojne te jene ne pishine duke shkembyer batuta e duke qeshur me njeri-tjetrin.

Franceska dhe Ermali rrine bashke ne dhomen e ndenjes nderkohe qe Ermali ka degjuar biseden e saj me djemte e shtepise disa minuta me pare dhe ndihet keq nga menyra se si e kane trajtuara ata ne menyre tallese sipas Ermalit. Franceska thote se secili prej tyre ka marre pergjigjen qe meritonte.

Klaudja dhe Erioni rrine afer njeri-tjetrit prane pishines nderkohe qe Klaudja shikon perpara tyre Dolorezen dhe ndihet xheloze per Erionin. Ajo thote se Doloreza rri enkas para tyre por Erioni qesh dhe nuk i mer seriozisht fjalet e Klaudjas. Me vone ata fillojne te flasin me nenkuptime lidhur me marredhenien midis tyre. Klaudja thote se te gjithe banoret i pandehin per te lidhur ata te dy nderkohe qe ata nuk sillen si te tille me njeri-tjetrin.

Klaudja i kerkon Erionit qe ti thote ndonje fjale te embel si te kam xhan por Erioni ia pret shkurt duke i thene se nuk ka ndodhur ndonjehere qe ta perkedhele me fjale te embla dhe nuk ka ndonje arsye qe te ndodhe sot. Ty sta ndjen fare jo te thuash te kam xhan shprehet Klaudja. Erioni i shpjegon se ajo ende nuk e njeh tipin e tij dhe po flet pa baza. Thuaj vetem nje here te verteten i kerkon Klaudja ndersa Erioni thote se nuk eshte duke fshehur asgje. Atehere kur te dua une do te ta them dhe jo kur te duash ti i thote Erioni. Me pas ata vazhdojne te flasin midis tyre me nenkuptime.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›