E Diel, 1 Nëntor 2026

Klaus: Çekia mbështet Shqipërinë drejt Evropës

Çekia mbështet Shqipërinë për të ardhmen e saj europiane. Kështu ka deklaruar presidenti çek Václav Klaus në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin shqiptar Topi. "Çekia mbëshet fuqishëm Shqipërinë për të ardhmen e saj europine", tha preisenti Klaus.
Presidenti çek tha se në takimin me presidenti Topi diskutoi çështje të rëndësishme. Lidhur me arsyen se pse Çekia nuk ka ratifikuar traktatin e Lisobnës, preisdenti çek tha se ky traktat nuk i hap rrugën zgjerimit të BE-së.
Presidenti Topi tha se mes dy vendeve ka pasur intensifikim të marrëdhënieve, dhe tregues për këtë është shkëmbimi i vizitave. Më tej presidenti Topi tha se rrugën e Shqipërisë drejt BE-së nuk do ta pengojë askush. "Ky është një proces që do finalizohet me integrimin e shpejtë të Shqipërisë", tha Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›