Klecka shfajesohen 6 te akuzuar

Gjykata e qarkut në Prishtinë ka liruar të premten gjashtë nga 10 të pandehurit të çështjes “Kleçka”, të cilët akuzoheshin për krime ndaj popullsisë civile gjatë luftës së viteve 98-99.
Sipas raportimeve të fundit të mediave kosovare, të liruarit janë ish-luftëtarët e UÇK-së Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj.
Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, ish-ministrin e Transporteve Fatmir Limaj dhe Naser Shalën, Naser Krasniqin dhe Nexhmi Krasniqin, proçesi është në vazhdim e sipër.
Pozita e të pandehurve u lehtësua më 21 mars kur trupi gjykues hodhi poshtë deklaratat e bëra në ditarin e dëshmitarit Gjyqi i LimajtGjyqi “Kleçka”"Kleçka", bien deklaratat e dëshmitarit "X" Prishtinë, rinis “Kleçka” Agim Zogaj, i njohur ndryshe si Dëshmitari “X”.
Trupi gjykues i cilësoi si të papranueshme deklaratat e Zogajt, pasi shkrimet në ditarin e tij kishin të paktën katër kaligrafi të ndryshme, gjë që vuri në dyshim orgjinalitetin e tyre.
Ditën e enjte, avokatët e të pandehurve në këtë proçes dorëzuan veç e veç në gjykatën e Prishtinës një shkresë përfundimtare, përmes të cilës trupit gjykues i kërkohej shpallja e pafajësisë të klientëve të tyre.
Ndërkohë, numri dy i prokurorisë serbe për krimet e luftës, Bruno Vekariç deklaroi disa ditë më parë se ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, do të arrestohet në rast se udhëton jashtë territorit të Kosovës.
Vekariç deklaroi se ndaj Limajt është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për krime lufte ndaj popullsisë serbe gjatë viteve 1998-99.