E Shtunë, 31 Tetor 2026

Numerim elektronik te votave

Koncepti konsensual për të numëruar fletët e votimit në mënyrë elektronike është shndërruar në disa amendamente të shkruara për ndryshimin e Kodit Elektoral.

Serish me konsensus, demokratët dhe socialistët e morën vendimin në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Pas diskutimesh të detajuara, 2 partite e medha i miratuan ne parim keto amendamente, duke i lene hapesire vetes, qe, kur t’i diskutojne nen per nen, mund te ndryshojne fraza te ndryshme, por jo thelbin e amendamenteve per numerimin elektronik te votave.

Ky konsiderohet si nje nga hapat me reformatore dhe me transformues per procesin e zgjedhjeve ne Shqiperi. Ndryshimet sanksionojne se Nepermjet aparaturave dhe programeve do te realizoje ne menyre automatike numerimin dhe vleresimin e fleteve. Ky sistem elektronik qe do te nxjerre rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare

“numerimi dhe vleresimi i fleteve te votimit nuk do te behet me nga njerezit, por nga nje sistem i quajtur Sistemi Elektronik i Numerimit. Mbetet ende per t’u percaktuar procedura e numerimit me dore per fletet e votimit qe sistemi i nxjerr te diskutueshme". Sipas amendamenteve te miratuara me konsensus, do te jete ky sistem elektronik, qe, “nepermjet aparaturave dhe programeve te ndryshme informatike, do te realizoje ne menyre automatike dhe te pavarur numerimin dhe vleresimin e fleteve te votimit, si dhe do te jete ky sistem elektronik qe do te nxjerre rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare”.

Sanksionimi tjeter i rendesishem qe ben njeri nga nenet e miratuara ne parim nga Komisioni i Reformes Zgjedhore eshte se “perdorimi i ketij sistemi elektronik do te caktohet me vendim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve". Rendesia qendron tek fakti se vendimi i KQZ-se nuk do te jete vendim me shumice te thjeshte, por ai do te kerkoje shumice te cilesuar. Qe do te thote konsensus te detyrueshem ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Ky amendament zbulon edhe nje gje tjeter shume te rendesishme. Se me rikompozimin e pritshem, zgjedhja e anetareve te KQZ-se nga partite politike nuk do te ndryshoje. Kjo kishte mbetur pa u sqaruar zyrtarisht nga tryeza  e disa diteve me pare per reformimin e administrates zgjedhore. Perveçse amendamentet detajojne me imtesi cdo hap per kontrollin elektronik te çdo flete votimi dhe ruajtjes se imazhit per çdo flete votimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve detyrohet me ligj, qe, ne prani te medias dhe subjekteve te interesuara, te testoje sistemin elektronik te numerimit te votave 2 muaj para dates se zgjedhjeve.

Komisioni i Reformes Zgjedhore me miratimin e disa amendamenteve te tjera per funksionimin e Qendrave te Votimit, i ka dhene zgjidhje edhe mosmarrveshjeve te vena re ne zgjedhjet e kaluara, duke hequr nga lista e qendrave te votimit godinat private. Ato do te jene raste perjashtimore ne pamundesi per godina publike dhe do te merren sipas nje autorizimi te vecante nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›