E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kledi Kadiu Nukjam bolero

ROME- Kledi Kadiu balerini shqiptar mjaft i dashur per te rinjt dhe qe ka fituar suksesin fale programit Amici do te jete me 24 tetor protagonist i nje turi te ri teatror te titulluar Non solo bolero Jo vetem bolero. Ne nje interviste per faqen online panorama . it Kledi Kadiu tregon per projektin e ri.
Ku konsiston spektakli
Tregon ne nje menyre kinematografike jeten dhe te perditshmen e balerineve. Shfaqja do te jepet ne Teatrin e Operas dhe Baletit ne Tirane qyteti im ku kthehem si balerin profesionist pas 20 vitesh. Me pas do te jem ne nje tur ne te gjithe Italine nga veriu ne jug deri ne fund te janarit.
Ju fituat popullaritetin fale Amici. Cfare mendoni per shfaqjet talent show
Jane vetrina qe kane zene televizionet dhe jeten sociale vitet e fundit. Une besoj se nese nje i ri eshte i mire talenti i tij do te zbulohet me ose pa shfaqje te tilla.
Ne fakt shume shpesh te rinjt qe dalin nga keto programe harrohen pas nje periudhe te shkurter pasi eshte e veshtire te mbash suksesin. Ndodh e njejta gje edhe ne kinema dhe ne tv. Kjo pasi per mendimin tim jetojme ne nje periudhe ku eshte e veshtire te fitohet me merite ne te gjithe sektoret
Ju jeni nje artist i zbuluar nga Maria De Filippi.
Eumlshte e vertete. Une jam shprehja e talentit dhe i detyrohem te gjitha De Filipit. Vetem ajo arriti te me jepte ate besim epr te cilin kisha nevoje per te ecur perpara dhe te mos humbisja mes grumbullit.
Por nuk jeni limituar vetem ne vallezim. Keni bere dhe rolin e aktorit ne kinema dhe ne teater.
Dashuria ime e pare ka qene vallezimi. Kam investuar gjithe jeten time ne kete disipline dhe do vazhdoj ta bej. Televizioni erdhi me pas per nje seri rrethanash.
Ju mungon vetem qe te beheni prezantues dhe te kendoni
Kategorikisht perjashtoj faktin se mund te behem kengetar. Sa i perket prezantimit kurre mos thuaj kurre Shume shpejt mund te jem pjese e nje programi
A mbani mend si keni ardhur ne Itali
Kam mberritur nga Shqiperia me eksodin ne 1991. U riatdhesova por e riprovova dy vite me pas. Mberrita ne Milano dhe menjehere nisa te beja audicione. Fillimisht kisha pjese shume te vogla brenda ne Kanale 5
Shume bashkeatdhetare shpresojne qe te perjetojne perrallen tende me fund te lumtur. A ke nje keshille per ti dhene
I ftoj te studiojne Eumlshte e vetmja menyre per te realizuar endrrat e tyre. Dhe mbi te gjitha te dine se shume shpesh popullariteti nuk eshte sinonim i talentit.
Intervista e Marida Caterini eshte botuar ne Panorama. it
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›