E Shtunë, 31 Tetor 2026

Probleme nga reshjet ne Shkoder mblidhet shtabi i emergjencave

Intensiteti i reshjeve te rena gjate nates ka bere qe disa zona ne qarkun e Shkodres te ripreken nga permbytjet. Mesohet se lumi Gjader ka dale nga shtrati dhe ka shkaktuar probleme ne disa fshatra perreth. Sipas informacioneve te marra probleme ne tokat bujqesore ka pasur ne komunat Guri i Zi dh Fshati i Kuq.

Nderkohe mesohet se mengjesin e sotem ne qytetin e Shkodres eshte mbledhur edhe shtabi i emergjences civile i cili do te inspektoje edhe zonat problematike.

Nderkohe nga sasia e rreshjeve jane ngritur edhe kuotat ne hidrocentralet ne vend. keshtu ne hidrocentralin e Fierzes kuota e ujit arrin ne 285.11m3 sasia e prurjeve arrin deri ne 800 m3 nderkohe mesohet se nuk po behen shkarkime. Gjithashtu kuota ne Koman arrin ne 174.16 m3 dhe sasia e prurjeve arrin ne 1000 m3 ndersa nuk po behen shkarkime.
Nderkohe ne hidrocentralin e Vaut te Dejes kuota e ujit arrin nivelin 75.76 m3 dhe sasia e prurjeve arrin kuoten e 1500 m3. Ne kete hidrocentral po behen shkrarkime nepermjet protave me nje intesitet prej
800 m3 dhe nga turbinat me nje instsitet 550 m3.

Ne fillim te janarit qarku i Shkodres sidomos zona e nenShkodres u perball me permbytje te medha per shkak te reshjeve te shumta fryrjes se lumejve liqenit te Shkodres si dhe shkarkimeve te medha te hidrocentraleve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›