E Diel, 1 Nëntor 2026

Kleriku al Sadr bën thirrje për ruajtje të qetësisë

Kleriku Shiit, Moqtada al Sadr, i cili është kthyer në Irak pas një ekzili katër vjeçar në Iran, i ka ftuar mbeshtetesit  e tij sot të ruajnë qetësinë.

Qindra njerëz janë mbledhur për të përshëndetur klerikun radikal me të arritur në Naxhaf.

Tashme Sadr nuk i ka shpjeguar arsyet e kthimit nga ekzili i vetë – imponuar. Kleriku gëzon një popullaritet të madh në mesin e Shiitëve në irak, vecanerisht në muajt që pasuan invazionin e Shteteve të Bashkuara në 2003.

Trupat e tij që mbanin emrin “Armata Mahdi” kanë luftuar me trupat amerikane në vitet e kaluara, por në gusht të 2008-ës, Sadr pezulloi të gjitha aktivitetet e kësaj armate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›