E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fletëve të votimit, KQZ mbledh komisionin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka mbledhur sot komisionin për djegien e fletëve të votimit.

Sipas informacioneve më të fundit komisioni është duke trajnuar punonjësit të cilët do të angazhohen në procesin e djegies së fletëve të votimit dhe më pas do të niset drejt Lundrës ku janë të magazinuar edhe kutitë me fletët e votimit. Mësohet se KQZ-ja ditën e sotme do të djegë një pjesë të fletëve të votimit duke vazhduar më pas në ditët në vijim.
 

Ndërkohë vendimi për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 dhe djegien e fletëve të votimit u mor në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve disa ditë më parë, pa praninë e përfaqësuesve të opozitës.
 

Këta të fundit braktisën mbledhjen pak përpara se të çelej procedura e numërimit duke kundërshtuar ashpër projektvendimin e administratës së KQZ-së për djegien e fletëve të votimit.
 

Kështu bazuar mbi atë çka u votua me shumicë të thjeshtë, sot do të nisë zyrtarisht puna për zbatimin e nenit 178 të Kodit Zgjedhor i cili konsiston në djegien e fletëve të votimit dhe arkivim i materialeve zgjedhore dhe do të zgjasë deri më 5 mars.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›