E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klif: Nuk diskutohen statusi dhe ndarja e Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë Ian Kameron Klif, në një intervistë për InfoGlobi-in, deklaroi se pavarësisht se si quhen bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit qëllimi i tyre nuk është që të diskutohet për statusin e Kosovës, integritetin territorial e as për ndarjen e saj.

Ai theksoi se ndarja e Kosovës do të ishte e rrezikshme dhe e dëmshme, jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin.

Ne e kemi bërë të qartë me qindra herë se për statusin e Kosovës dhe për integritetin e saj territorial nuk ka çfarë të bisedohet. Për këto çështje nuk do të bisedohet sepse Kosova është shtet i pavarur, kurse në territorin e saj përfshihet edhe toka përtej lumit Ibër, e deri të vendkalimet kufitare, pra Bërnjakë e Jarinjë, tha Klif.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›