E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinikat private "ne site" nga Ministria e Shendetesise

Sonila Isaku
Klinikat private shendetesore te hapura ne te gjithe vendin, do te kalojne nje kontroll te rrepte si per dokumentacionin e tyre qe disponojne, ashtu edhe per kushtet ne te cilat ofrojne sherbimin e tyre. Ky eshte urdhri me i fundit i nxjerre nga Ministria e Shendetesise, pas ankesave te shumta te drejtuara ne kete institucion.
Urdhri
Institucionet shendetesore private qe ofrojne, sherbime per pacientet, do te jene nen monitorim me te rrepte nga strukturat drejtuese te Shendetesise shqiptare. Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili, ka ngritur nje Task- Force e cila do te merret me kontrollin e spitaleve, klinikave, qendrave apo laboratoreve private, ne te gjithe vendin. "Ministria e Shendetesise me shume pergjegjesi e ka marre ne analize kete veprimtari dhe ka konstatuar here pas here, qe ne klinikat publike vijne edhe raste te cilet jane trajtuar me pare ne sherbime private te caktuara dhe jo gjithmone standardi i diagnozes dhe trajtimit, ka qene ai i duhuri", thote Vasili. Sipas tij, Task-Forca do te filloje funksionin javen e ardhshme dhe ne perberje do te kete autoritetet me te larta politikberese (drejtues dhe specialiste te nivelit te larte) te Ministrise se Shendetesise, emrat te njohur me autoritet shkencor prane Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Po keshtu do te jene te perfshire edhe specialiste te njohur ne profesionin e tyre nga spitalet rajonale te vendit, perfaqesues te autoritetit rajonal te Tiranes.
Dokumentacioni
Kontrolli i institucioneve private shendetesore do te filloje qe nga marrja e licences e profesionalizmi i mjekeve qe ofrojne sherbimin, e deri tek aparaturat qe ato perdorin.
"Ne radhe te pare ne perputhshmerine e veprimtarise shendetesore me ligjet ne fuqi, pra me licencimin pa asnje devijim nga procedurat legale. Se dyti, verifikimi i kompetences profesionale dhe i ligjshmerise se veprimtarise se atyre qe ofrojne sherbim atje. Se treti do te shihet kualifikimit te tyre profesional, dhe ne fund niveli perkates i teknologjise dhe i aparatures qe ofron sherbimi", nenvizoi dje Vasili. Sipas tij, Task-Forca per kontrollin e standardeve, pritet te kete nje veprimtari shume intensive, te hapur, pa asnje lloj paragjykimi. Kontrollit do t'i ushtrohet kushdo, pavaresisht nga stazhi apo eksperienca ne profesion.

Kontrollet nisin me klinikat stomatologjike
Te hapesh nje klinike dentare tashme do te jete me e veshtire, pasi Ministria e Shendetesise ka vendosur nje sere kushtesh te rendesishme, te cilat duhet te jene te zbatueshme kudo dhe nga kushdo, pavaresisht vendit ku do te hapet ajo. Ky eshte vendimi me i fundit i marre nga Ministria e Shendetesise, pas disa kontrolleve te ushtruara ne disa qytete te vendit, pasi klinikat e rretheve por edhe ato te periferise se Tiranes kane abuzuar me licencat e marra duke filluar qe nga kushtet hijeno-sanitare, ambientet por edhe me cmimet. Por ne disa raste ato kane abuzuar edhe me licencat duke mos u pajisur me nje te tille. Nisur nga te dhenat, nga ankesat e banoreve te pallateve dhe kontrollet e inspektoreve ne terren, do te kerkohet zbatimi i rregullave te reja per te gjithe stomatologet qe punojne ne klinika dentare, publike apo private. "Te gjitha klinikat dentare ne Tirane por edhe ne dy rrethe te tjera te vendit kane kaluar nen siten e inspektoreve te Ministrise se Shendetesise. Nga keto kontrolle ne kemi konstatuar nje sere shkeljesh te cilat kishin te benin me moszbatimin e rregullave te vendosura" kane pohuar burime nga Ministria e Shendetesise. Sipas ketyre burimeve, dokumentacioni, licenca, kualifikimi i plote i stomatologut si dhe higjiena jane kushtet kryesore qe duhet te permbushin klinikat stomatologjike per te vazhduar aktivitetin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›