Rrokaj: Nuk eshte koha per ndryshime ne gjuhen shqipe
Gjuha shqipe nuk duhet te ndryshohet edhe per nje kohe, por duhet te kihet nje vemendje e vecante, qe te mos kete edhe huazime ne te. Ky eshte mendimi i gjuhetarit prof. Shezai Rrokaj. Ky i fundit, keto deklarata i ka dhene ne vazhdimesine e debatit me te fundit te ndryshimit te standardeve te gjuhes shqipe, te vendosura keto ne Kongresin e Lushnjes ne 1972. Rrokaj shprehet se nuk eshte momenti qe te ndryshojne normat, ne vecanti ato drejtshkrimore. Sipas tij, gjuha shqipe eshte ne nje proces evoluimi dhe keto ndryshime jane heret per t'u bere. Ne kete moment, thote ai, shqiptaret duhet te kene me shume kujdes nga "epidemia" e fjaleve te huaja. "Nuk jam i mendimit se duhet nderhyre fort ne kete standard. Le t'i leme format te rrjedhin edhe per disa dekada. Te jemi sa me te kujdesshem nga epidemia e fjaleve te huaja, qe e kercenojne me shume kete standard se sa nga prurjet qe vijne nga te folmet me dialekt", tha Rrokaj. Sipas tij, gjuha shqipe eshte e ngritur mbi dialektin toske, megjithate levizja e njerezve brenda dhe jashte vendit ka sjelle nje panorame te shumellojshme te perdorimit te dialekteve. "Jemi ne nje gjeopolitike tjeter, ne nje demografi tjeter dhe ne keto kushte, mendoj qe duke qene se vetem dy dekada ka qe shqiptaret levizin, duhet t'u leme kohe", tha Rrokaj. Sipas tij, e rendesishme eshte qe huazimet te jene me te pakta, pasi gjate 20 viteve te fundit ka nje tendence te perdorimit te tyre.