E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton Kosova do te njihet me shume

Ne nje interviste ekskluzive per sherbimin shqip te Zerit te Amerikes Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se marreveshja e arritur te premten ne Bruksel ne bisedimet mes Kosoves dhe Serbise do ta coje popullin e Kosoves me afer integrimit evropian. Zonja Clinton i beri komentet me telefon nga Tunizia ku ajo ndodhet per vizite.

Zeri i Amerikes Zonja Sekretare cila eshte rendesia e dy marreveshjeve te arritura sot ne Bruksel

Sekretarja Clinton Ne fillim dua te them se sa te angazhuara jane Shtetet e Bashkuara ndaj forcimit te Kosoves dhe partneritetit te qendrueshem me ne. Dhe ne jemi te angazhuar plotesisht per pavaresine e saj integritetin e saj territorial sovranitetin e saj. Une pergezoj qeverine e kryeministrit Thaci per qendrimin e saj konstruktiv dhe punen e madhe ne dialogun me Serbine te ndermjetesuar nga BE-ja. Shtetet e Bashkuara e kane mbeshtetur kete proces qe nga fillimi dhe ne e dime se kjo eshte nje zgjedhje e veshtire politike por ajo do ta coje popullin e Kosoves me afer integrimit evropian. Ne mendojme se ajo eshte ne interes te te gjithe kosovareve.

Zeri i Amerikes Zonja Sekretare ka pasur shqetesime ndash te cilat ende vazhdojne ne Kosove - se marreveshja per perfaqesimin e Kosoves me nje shenim qe i referohet Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit mund te rrezikonte arritjet e deritanishme pavaresine dhe integritetin territorial. Cili eshte mendimi juaj

Sekretarja Clinton Nuk jam dakord me kete. Ne fakt mendoj se kjo do te ndihmoje ne rritjen e numrit te vendeve qe tashme e njohin Republiken e Kosoves sepse ajo do te hiqte justifikimin se nuk eshte bere perparim ne mes te Kosoves dhe Serbise. Shtetet e Bashkuara dhe 85 vende te tjera qe tashme e njohin pavaresine sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosoves do te kene ne fakt nje argument me te forte se nderkohe qe Kosova ecen drejt integrimit evropian ne i hedhim syte drejt se ardhmes. Dhe mos harroni ju lutem se Rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit ne fakt hapi rrugen per pavaresine e Kosoves. Ajo i kerkoi Serbise te heqe forcat e sigurise. Gjykata Nderkombetare e Drejtesise e shqyrtoi me kujdes 1244-en dhe tere bota e di perfundimin - me te cilin ne jemi plotesisht dakord - se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk e shkel Rezoluten 1244. Keshtu qe une ne fakt mendoj se ky eshte nje vendim shume i zgjuar dhe shume i guximshem nga ana e qeverise sepse ai do ta coje Kosoven me afer Evropes dhe kjo do te rrise numrin e vendeve qe do ta njohin ate.

Zeri i Amerikes Por zonja Sekretare a mendoni se ekziston nevoja e disa masave mbrojtese ndaj kushteve qe Serbia mund te vere ne te ardhmen per te mos e lejuar Kosoven te anetaresohet ne Bashkimin Evropian Sepse ky eshte nje shqetesim i madh sot ne Kosove.

Sekretarja Clinton Une mendoj se Kosova eshte me afer anetaresimit ne Bashkimin Evropian duke bere kete se sa po te mos e kishte bere sepse kjo permban ne nje mase te madhe njohjen nga ana e Bashkimit Evropian se Kosova do te ece drejt anetaresimit cka nuk ishte e mundur ne te kaluaren sepse jane pese vende evropiane qe nuk e njohin Kosoven. Dhe Shtetet e Bashkuara besojne se zhvillimi i sotem i ka avancuar ne menyre te konsiderueshme aspiratat evropiane te Kosoves. Dhe kjo e forcon me tej statusin e saj si vend i pavarur. Kosova tani do te ulet ne tryeze si nje partnere e barabarte dhe do te mund te flase me zerin e saj. Keshtu qe une mendoj se ne kete marreveshje ka shume avantazhe pozitive per Kosoven dhe une jam shume e inkurajuar.

Zeri i Amerikes Por pikerisht keto pese shtete evropiane te cilat nuk e kane njohur Kosoven qe ju sapo permendet.. A eshte ky nje shqetesim per ju

Sekretarja Clinton Natyrisht qe eshte shqetesim. Ne duam qe cdo vend ta njohe Kosoven. Por ne gjithashtu e dime se kjo do te kerkoje kohe. Ne kemi bere perparim te qendrueshem te cilin do ta vazhdojme. Por une besoj se duke qene ne gjendje Kosova te ulet ne tryeze me keto vende te marre pjese ne ngjarjet dhe forumet rajonale kjo i rrit gjasat per njohje. Une jam entuziaste per perparimin qe po ben Kosova dhe shume e kenaqur qe ky vendim i rendesishem politik do te coje Kosoven me afer integrimit evropian. Une i inkurajoj qytetaret e Kosoves per ta mbeshtetur vendimin ta mbeshtesin perparimin qe eshte duke u bere. Ky vendim vjen menjehere pas festimit te pervjetorit te katert te Kosoves si shtet i pavarur. Dhe une mezi pres te vazhdoj te punoj me qeverine dhe popullin e Kosoves per gjera edhe me te mira ne te ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›