Klinton-Lavrov,qëndrime të kundërta për Kosovën

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në takimin e tyre të parë zyrtar, të premten mbrëma në Gjenevë, kanë paraqitur qëndrime të kundërta rreth Kosovës.Pas takimit, Clinton ka thënë se ka uruar liderët kosovarë me rastin e njëvjetorit të pavarësisë, ndërsa Lavrov ka përsëritur frazën tashmë të njohur ruse se, pavarësia e Kosovës paraqet "rrezik" për Ballkanin. Clinton ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën, ndërsa Lavrov është shprehur se pavarësia e Kosovës shkel rezolutën valide të Kombeve të Bashkuara 1244 dhe ka shfaqur shpresën se situata në Ballkan mund të stabilizohet.