E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi:Akuzat e Berishës për shkollat janë shpifje

Nënkryetari i Bashkisë, Eduart Shalsi reagoi pas deklaratave të kryeministrit Berisha për numrin e ndërtimit të shkollave dhe kryeqytet."Bashkia ka ndërtuar 37 shkolla në 4 vjet dhe puna jonë ka qenë evidente. Problem mbetet bllokimi i punimeve për shkollën e Bregut të Lumit, e cila pret firmën e kryeministrit", u shpreh Shalsi.Shalsi i konsideroi akuzat plotësisht të pabaza. Sipas tij, Berisha duhet të japë arsyet se përse nuk firmos për këtë shkollë dhe pengon vazhdimisht punën e bashkisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›