E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton-MetesJu pergezoj per punen tuaj

Sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton permes nje letre te derguar ish-ministrit te Puneve te Jashtme Ilir Meta e pergezoi ate per punen e kryer gjate periudhes qe ishte ne krye te diplomacise shqiptare. Ne letren e saj sekretarja e shtetit Klinton e ka falenderuar Meten per perkushtimin e treguar ndaj tij ne avancimin e kauzes se Kosoves duke e kthyer ne nje kryefjale te vizitave dhe takimeve te tij diplomatike.
Me tej Klinton ka theksuar se bashkepunimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndaj Shqiperise do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Ilir Meta e mbajti postin e ministrit te Puneve te Jashtme prej mese nje viti qe nga koha e krikimit te koalicionit qeverises PD-LSI pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.
Nderkohe gjate disa ndryshimeve te kryera nga kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim ai tashme mban postin e ministrit te Ekonomise ndersa ne krye te diplomacise shqiptare u vendos Edmond Haxhinasto.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›