E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton Pa reforma Bosnja do te mbetet pas ne integrimin evropian

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i beri thirrje Bosnje Hercegovines te reformoje strukturen e saj politike komplekse ndryshe do te rrezikoje te mbetet pas fqinjeve te saj gjate integrimit ne Evrope.

Zonja Klinton i beri komentet sot para disa studenteve universitare ne kryeqytetin Sarajeve ne fillim te turneut te saj te pare ne Ballkan qe kur mori postin.

Sekretarja Klinton mbajti nje fjalim pas takimit me presidencen kolektive te Bosnjes anetaret e se cilet perfaqesojne komunitetet kroate myslimane dhe serbe te vendit.

Kryediplomatja amerikane u tha studenteve se po u ben thirrje udheheqesve te Bosnjes te miratojne reformat qe do te permiresojne sherbime kyce do te terheqin me shume investime dhe do ta bejne qeverine me funksionale dhe me te pergjegjshme.

Zonja Klinton tha se reformat jane te nevojshme per Bosnjen vete por edhe per aspiratat e saj per tu anetaresuar ne BE dhe NATO.

Ajo tha se fqinjet e Bosnjes kane ecur perpara me reforma sepse e dine se integrimi ne Evrope eshte menyra me e mire per te arritur zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik.

--------

Shume analiste i shikojne rezultatet e zgjedhjeve si zgjidhje per ngecjen politike ne Bosnje-Hercegovine. Por zyrtare te larte amerikane thone se ka patur nje mbeshtetje shume te madhe per kandidatet qe jane perpjekur ti kapercejne linjat etnike dhe se sekretarja Klinton do ti keshilloje udheheqesit e vendit ta shfrytezojne kete mundesi te zgjedhjeve per te ecur perpara me reformat.

Bosnja doli nga lufta civile tri vjecare ne vitin 1995 me nje marreveshje paqeje qe hodhi bazat e ndarjes se pushtetit mes federates myslimano-kroate dhe nje republike autonome te etnise serbe. Bashkerendimet e pas luftes kane qene disi te veshtira dhe u kane lejuar paleve qe ti vene veton reformave per nje qeveri me te forte dhe per nje shtet me funksional.

Zonja Klinton ndodhet ne Bosnje per viziten e pare te nje sekretari amerikan shteti qe nga viti 2004. Ajo do te takohet me presidencen tri-anetareshe dhe me figura te tjera politike te vendit per tua bere te qarte se ndryshimet kushtetuese dhe reforma te tjera jane te nevojshme per anetaresimin e ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.

Ndihmes sekretari amerikan i Shtetit per eshtjet Evropiane Filip Gordon i cili foli me gazetaret gjate udhetimit per ne Sarajeve tha se vizita e zonjes Klinton pak dite pas zgjedhjeve behet ne nje moment te rendesishem.

Tani ekziston nje mundesi reale dhe per mendimin tim Bashkimi Evropian ia ka bere te qarte Bosnjes po ashtu edhe ne dhe vete aleanca e NATO-s se cfare reformash jane te nevojshme. Sekretarja Klinton po shkon ne Sarajeve pjeserisht per te theksuar kete mesazh dhe per ta bere te qarte se nese Bosnja do te ece ne ate drejtim jane pikerisht ato reforma qe ajo duhet te kryeje.

Sekretarja Klinton do te shkoje nga Sarajeva ne Beograd sot per tu takuar me Presidentin e Serbise Boris Tadic dhe zyrtare te tjere te larte te vendit per te kerkuar bashkepunimin e Serbise per reformat ne Bosnje dhe per Kosoven qe Beogradi nuk e ka njohur ende se shtet.


Ndihmes sekretari Gordon i beri thirrje Serbise te respektoje rezoluten e Kombeve te Bashkuara te muajit te kaluar per dialog paqesor mes Beogradit dhe Kosoves. Ai tha se Serbia duhet te kete marredhenie me Kosoven paravaresia e te ciles eshte njohur nga Shtetet e Bashkara dhe shumica e vendeve te Bashkimit Evropian si shtet i barabarte me te dhe te heqe dore nga idea per ta rimarre ate.

Ne besojme se kjo ceshtje as qe mund te diskutohet. Ne e kemi bere plotesisht te qarte se Kosova eshte shtet sovran dhe i pavarur madje ne e dime se ku eshte kufiri. Prandaj kjo nuk do te jete pjese e bisedimeve. Neqoftese Serbia do te vazhdojne ne rrugen drejt anetaresimit ne Evrope dhe te behet nje shtet i qendrueshem i begate dhe demokratik ashtu sic e duam ne dhe besojme se ashtu e duan edhe vete serbet atehere ata duhet te gjejne nje menyre se si te avancojne per cesthjen e Kosoves.


Te merkuren Sekretarja amerikane e Shtetit Klinton do te beje viziten e pare ne Kosove te nje sekretari shteti qe nga shpallja e pavaresise dy vjet me pare. Krahas takimeve me udheheqjen e re politike te vendit ne Prishtine aji do te vizitoje edhe qytetin e Gracanices te banuar kryesisht nga serbet per tu takuar me udheheqesit politike vendas dhe me udheheqesit e kishen ortodokese serbe te cileve do tu shprehe mbeshtetjen amerikane per te drejtat e pakicave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›