Berisha Shqiperia gati te kontribuoje ne cdo mision te NATO-s

Kryeministri Sali Berisha perfitoi sot nga takimii ministrave te vendeve te europes juglindore ku pjesa derrmuese e tyre jane edhe vende anetare te Natos per te rikonfirmuar angazhimin e Shqiperise per te qene e gatshme te kontribuoje ne cdo mision te Natos Une ju garantoj se Shqiperia do te rrise rolin e vet do te permbushe detyrimet e veta ne te gjitha misionet e Aleances se Atlantikut te Veriut. Ne kete kontekst ne po punojme per krijimin e nje batalioni te mundshem per ta shpalosur ate aty ku e kerkon Aleanca e Atlantikut te Veriut.
Shqiperia ka trupat e saj ne Irak dhe ne Afganistan ne misionet e Natos. Kontributii saj u vleresua sot edhe nga ndihmes sekretari amerikani Mbrojtjes Aleksander Vershboi cili merrte pjese ne punimet e SEDM-it. Kjo organizate perfshin 16 vende. Kryeministri Berisha tha sot se edhe Kosova do te kete vendin e saj. Por kjo duket se nuki perket nje te ardhme te afert pasi sic sqaroi dhe ndihmes sekretari amerikani shtetit Kosova ende nuk ka nje ministri mbrojtje dhe nje ushtri te saj.
Ne takimin e sotem ne Tirane vendet anetare kane diskutuar per te ardhmen Sedmit Ne kontekstin e integrimit te rajonit ne Nato dhe ne BE si dhe ne kuader te problematikave financiare me te cilat po ballafaqohemi si dhe u diskutua edhe ne kontekstin e emergjencave civile apo krizave te mundshme ne rajon deklaroi ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami
Nderkohe qe nje pike tjeter e rendesishme ka qene diskutimii mundesise per angazhimin e forces se perbashket Seebreg e perbere nga 5000 forca ne rastet e emergjencave civile ne vendet anetare