E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton Qeveria siriane nuk mbron popullin

Shtetet e Bashkuara reaguan nëpërmjet Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton për situatën e rëndë të krijuar në Siri pas torturave dhe vrasjes nga autoritetet të një 13 vjecari.

“Lajmi i torturimit dhe vrasjes së një 13 vjecari tregon edhe njëhere se qeveria siriane nuk ka asnjë interes të dëgjojë popullin e saj dhe shndërrohet cdo ditë e më shumë në agresore të popullit të vet”, tha Klinton.

Klinton i bëri edhe njëherë thirrje autoriteteve siriane të dëgjojnë popullin e tyre dhe të kryjnë reformat e nevojshme për demokratizimin e jetës së vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›