E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton Sanksionet kunder Iranit po japin rezultat

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thote se sanksionet shtese ekonomike dhe financiare kunder Iranit po japin rezultat dhe kjo vertetohet nga disa raporte nga rajoni. Ne nje interviste televizive dje ne programin This Week te kanalit ABC zonja Klinton tha se regjimi iranian eshte mjaft i shqetesuar rreth ndikimit te sanksioneve ne sistemin bankar te vendit dhe rritjes ekonomike te Iranit.

Ajo shprehu gjithashtu shqetesimin per shtimin e pushtetit te ushtrise dhe Gardes Revolucionare ne jeten politike te Iranit. Zonja Klinton tha e shpreson te behen perpjekje brenda Iranit nga udheheqes te pergjegjshem civile dhe fetare per te mbajtur nen kontroll aparatin shteteror sic u shpreh ajo.

Sekretarja e Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara duan qe Irani te kthehet ne bisedimet nderkombetare per programin e tij berthamor dhe te lejoje inspektimin e plote te objekteve te tij berthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›