E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terhiqet Jeremic

Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ka dhene doreheqje pas bisedes qe pati me presidentin Tadic. Sic njoftohet jozyrtarisht arsyeja kryesore per kete levizje te tij eshte rezoluta per Kosoven ne Kombet e Bashkuara megjithese realisht e gjithe politika e jashtme e Serbise e udhehequr nga Jeremic e nen patronazhin e Tadic muajve te fundit pesoi fiasko ne skenen nderkombetare.

Per ate se cfare politike u udhehoq ndaj vendeve ne rajon dhe ne cfare menyre Jeremic kultivoi marredhenie me fqinjet e pare te Serbise nuk duhet folur shume sepse pervec me Banjalluken mezi qe pati kontakte te tjera me shtetet e krijuara nga ish-Jugosllavia.

Sipas portalit boshnjak bhdani.ba i cili thirret ne burime diplomatike Jeremic dha doreheqje pas konsultimeve me presidentin e Serbise Boris Tadic ashtu sic edhe ishte paralajmeruar nga disa media beogradase pas kthimit te tij nga New Yorku. Gazeta Danas ishte e para qe njoftoi per kete gje megjithese vetem nje dite me vone te gjitha gazetat e tjera njoftuan se denimi i Jeremic nderlidhet me pamundesine e kandidimit per zevendeskryetar te Partise Demokratike DS e jo me braktisjen e postit te kreut te diplomacise.

Sa per perkujtim doreheqjen e Jeremic e kerkuan partite opozitare serbe LDP dhe NS nderkohe qe i pari i Partise Perparimtare Serbe SNS Tomislav Nikolic pohonte se ne rast te mposhtjes se rezolutes serbe ne OKB do te kerkoje qe kryeministri Mirko Cvetkovic dhe ministri i Brendshem Ivica Dacic te japin doreheqje.

Gjate mbajtjes se seances se Kuvendi te Serbise me 26 korrik Vuk Jeremic deklaroi se eshte i gatshem te bart konsekuencat nese deputetet e kerkojne kete gje.

Ne mbrojtje te tij asokohe u ngrit presidenti Tadic duke pohuar se politika shteterore per Kosoven krijohet ne kabinetin e tij. Dhe se ai ishte i kenaqur me performimit e ministrit te jashtem serb.

Por ne tre muajt e fundit politika e jashtme e Serbise shfaqi tere paaftesine e saj duke turperuar publikisht Serbine ne skenen nderkombetare. Fillimisht ishte rasti Ganic gjate te cilit u pranua haptas se behej fjale per nje tregti te piste politike e pastaj edhe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per pavaresine e Kosoves kur pohohej se gjykata nuk ishte pergjigjur ne pyetjen kryesore e cila as qe ishte parashtruar nderkohe qe poshterimi i fundit erdhi ne formen e rezolutes se fundit ne OKB.

Vuk Jeremic aktualisht ndodhet per vizite zyrtare ne Kili. e-Novine

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›