E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton fton Haxhinaston ne Uashington

Sekretarja amerikane e shtetit ka ftuar per nje vizite ne Uashington ministrin e jashtem shqiptar Edmond Haxhinasto. Darka transatlantike e zhvilluar dje nga sekretarja e Shtetit e SHBA-se Hillary Clinton ne Nju Jork ka sjelle me vete edhe konfirmimin per nje vizite zyrtare te ministrit shqiptar ne Uashington brenda ketij viti.

Gjate darkes ministri Haxhinasto zhvilloi edhe nje bisede te ngrohte me sekretaren amerikane te Shtetit znj. Hillary Clinton e cila e uroi z. Haxhinasto per marrjen e detyres dhe i konfirmoi ftesen per nje vizite ne Uashington ne fundin e ketij viti njofton Ministria e Jashtme e Shqiperise.

Nderkohe Haxhinasto ka kerkuar nga Clinton angazhimin amerikan edhe per sa u perket bisedimeve mes Serbise dhe Kosoves qe tanime do te jete per ceshtje teknike. Sekretarja Klinton i konfirmoi Ministrit Haxhinasto se SHBA do te jete pjese aktive e ketij procesi. Darka Trans-Atlantike u organizua gjate Sesionit te 65 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe po zhvillohet ne Nju Jork.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›