E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu-Topit Ju mbeshtesim per integrimin

Ne kete takim bashkebiseduesit vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve mes Shqiperise dhe Greqise diskutuan per bashkepunimin e frytshem e miqesine mes dy vendeve e popujve tane dhe theksuan vullnetin e perbashket per ti thelluar ato si ne nivelin politik ashtu dhe ne ate ekonomik dhe ne fusha te tjera.

Ne kete kontekst duke ndare mendime per krizen ekonomike globale dhe efektet e saj ne rajon Presidenti Topi vuri ne dukje klimen e pershtatshme dhe mundesi te gjera e konkrete qe Shqiperia ofron per investitoret e huaj ne vendin tone ne fusha te ndryshme si dhe rritjen e vellimit te shkembimeve tregtare dhe ekonomike.

Ne vijim Kryetari i Shtetit vuri ne dukje dhe nenvizoi faktin se Shqiperia e shikon Greqine fqinje si nje partner te rendesishem strategjik dhe mbeshtetese te forte ne rrugen e saj per realizimin me sukses te aspirates per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.

Presidenti Topi dhe Kryeministri grek Papandreu ndane mendimin e perbashket mbi rendesine e integrimit te suksesshem te bashkatdhetareve tane ne Greqi te cilet sherbejne si nje ure e forte lidhese miqesie dhe bashkepunimi te ngushte mes dy vendeve dhe popujve tane sot dhe ne te ardhmen ashtu sikunder eshte dhe mbarevajtja e minoritetit grek ne Shqiperi per te cilen shteti shqiptar shpreh angazhimin e tij maksimal.

Nga ana e tij Kryeministri grek Jorgo Papandreu pasi shprehu edhe njehere mbeshtetjen e qeverise dhe vendit te tij per rrugetimin integrues te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian nenvizoi dhe vleresoi marredheniet pozitive dhe bashkepunimin e ngushte te dy vendeve ne te gjitha fushat me interes reciprok dhe ne te mire te dy popujve tane.

2010-09-24 0937

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›