Klinton kritikon Bjellorusinë dhe Sirinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ju ka bërë thirrje sot Bjellorusisë dhe Sirisë që të ndalojnë shtypjen kundër opozitës dhe të implementojnë reformat politike.
Bjellorusia është përfshirë kohët e fundit nga protestat e shumta të opozitës ndërkohë që aktivistët thonë se qindra njerëz janë burgosur.
Duke ju drejtuar konferences ndërkombëtare me gratë lidere që po mbahet në Lituani, Klinton ka apeluar për ata që janë arrestuar.
“Ne kërkojmë që Bjellorusia të liroj të burgosurit politik dhe të nisë rrugën e reformave. Sepse është shumë e dhimbshme për popullin e Bjellorusisë që të jetojë në një kontrast aq të madh me vendet fqinje të tyre, ndërsa ne na kujton që ndërtimi i një Evrope të bashkuar dhe të lirë është ende një detyrë e papërfunduar”, deklaroi Klinton.
Po sot, Klinton ka paralajmëruar presidentin e Sirisë, Bashar al Asad, se ai do përballet me “rezistencë të shtuar të organizuar” nëse ai nuk i jep fund dhunës kundër protestuesve dhe nuk e lejon opozitën që të takohet pa pengesa.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se 1400 janë vrarë që nga koha kur kanë nisur trazirat në Siri.