Luftimet në Libi, francezët dhe britanikët kundër

Rreth 51 për qind e francezëve u shprehën kundër ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Libi.
Sipas një sondazhi të organizuar nga organizata "Infop"Rreth 30 për qind e të pyeturve u shprehën kundër dhe 21 për qind ishin kategorisht kundër ndërhyrjes së koalicionit ushtarak kundër pushtetit të Muamer Gedafit.
Në sondazhin e publikuar sot nga e përditshmja komuniste " Humanite" rreth 54 për qind e të pyeturve në Britaninë e Madhe u shprehën kundër ndërhyrjes ushtarake në Libi. Sondazhi në Francë u realizua me 1005 përsona , ndërsa në Britaninë e Madhe me 604 persona.