Klinton mbështet presidenten e vetme të një vendi afrikan
Klinton dëshironte të vizitonte Liberinë, vendi i gjashtë në turin e saj 11-ditor në Afrikë, për të shprehur mbështetjen amerikane për "progresin demokratik" në koloninë e themeluar në shekullin e IXX nga skllevër amerikanë të liruar, deklaroi zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Afrikane, Johnnie Carson para udhëtimit.
"Liberia është një nga shtetet afrikane me të cilën kemi marrëdhënie historike shumë të rëndësishme. Sekretarja kërkon të ripërsërisë mbështetjen amerikane për presidenten Ellen Johnson-Sirleaf, e vetmja presidente afrikane femër", shtoi ai.
Përveç takimit me Johnson-Sirleaf, Klinton do të mbajë një fjalim para parlamentit dhe do të zhvillojë një vizitë në akademinë ushtarake.
SHBA-ja ka siguruar financimet për forcat e sigurisë në Liberi.
Johnson-Sirleaf shihet në një këndvështrim të mirë nga partnerët e huaj për punën e mirë që po bën në luftën kundër korrupsionit, por Komisioni Liberian për Vërtetësi dhe Pajtim ka rekomanduar që ajo të largohet nga detyra për shkak të lidhjeve të saj me lordët e luftës.
Presidentja liberiane do t'i kërkojë sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton që SHBA të kontribojë në zhvillimin e vendit, përmes rritjes së tregëtisë dhe investimeve amerikan në vend.