Abas: Izrael, paqe ose rezistencë të ligjshme
Në përfundim të një mbledhjeje të parë të udhëheqjes së re të partisë së tij, Fatah, në Ramallah, në Cisjordani, Abas u shpreh se bisedimet me Izraelin, të ndërprera që prej dhjetorit të vitit 2008, do të rifillojnë vetëm "mbi bazën e angazhimeve të marra nga palët dhe në radhë të parë me ndalimin e kolonizimit të të gjitha formave dhe pa përjashtim në Jerusalem dhe në pjesën tjetër të territoreve të pushtuara".
"Populli ynë është për opsionin e paqes, por i jep vetes të drejtën të përdorë rezistencën e ligjshme, të garantuar nga e drejta ndërkombëtare, kundër pushtimit dhe kolonizimit dhe për të arritur objektivat e tij që janë liria, pavarësia dhe krijimi i shtetit të tij", shtoi ai.