E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton në Moskë për traktatin e armëve dhe Iranin

Vizita 36-orëshe e Klintonit përfshin takime me katërshen për Lindjen e Mesme si edhe bisedime me presidentin rus, Dmitri Medvedev dhe me homologun e saj, Sergei Lavrov mbi kontrollin e armëve dhe Iranin.

Zyrtarët amerikanë theksuan se “Kërkimi për sanksione të reja ndërkombëtare kundër Teheranit është një proces kompleks, por ne kemi interes të përbashkët me rusët”.

Rusia, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Gjermania kanë ushtruar presion mbi Iranin, që dyshohet se kërkon të dyfishojë armën bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›