Baronesha Ashton viziton Gazën
Territori palestinez ndodhet nën një bllokadë ekonomike prej Izraelit që në vitin 2007 kur pushtetin në Gazë e mori Hamasi.Zyrtarëve të huaj shpesh i është refuzuar hyrja në Gazë nga Izraeli, i cili kontrollon kufirin ose nuk e vizitojnë atë për arsye se qeveritë e tyre nuk e njohin Hamasin.
Kombet e Bashkuara e kanë mirëpritur vizitën e zonjës Ashton duke thëne se bllokada e Izraelit ka bërë që qindra mijëra njerëz të jetojnë në varfëri.Vizita e baroneshës Ashton vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian dhe Amerika po mundohen të ringjallin bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme.
Ajo më pas do të mbajë takime me kuartetin e Lindjes së Mesme të përbërë nga SHBA-ja, BE-ja, OKB-ja dhe Rusia.
Ndërkohë sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka arritur në Moskë ku do takohet me homologun e saj Sergey Lavrov dhe me presidentin Dmitry Medvedev me të cilit do të bisedojë ndër të tjera edhe për çështjen e Lindjes së Mesme.Takimi do të "demonstrojë mbështetjen ndërkombëtare" për bisedime direkte mes Izraelit dhe Palestinës, tha zëdhënësi i departamentit të shtetit PJ Crowley.
Bashkimi Evropian është kontribuesi me i madh i ndihmës humanitare në Palestinë, ai dhuron 1 miliard euro në vit si dhe i jep mbështetje refugjatëve palestinezë me anë të organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Baronesha Ashton tha se ajo donte ta shihte me sytë e saj resultatin e kësaj ndihme në vend.Gjatë turneut të saj në Lindjen e Mesme Ashton do të takohet edhe me kryeministrin palestinez Salam Fayyad si dhe presidentin izraelit Shimon Peres. /bbc/