Klinton ne dite e fundit fjalim te rendesishem ne DASH

Në ditën e mbylljes së detyrës së saj si sekretare shteti në SHBA, Hillari Klinton iu drejtuar departamentit të shtetit, të cilin e drejtoi për 4 vjet me një fjalim të rëndësishëm. Nuk la pa përmendur sulmin në Ankara në të njëjtën ditë që është e fundit e saj si kryediplomate.
"Unë jam shumë krenare për punën që kemi bërë së bashku," "Sigurisht, ne jetojmë në kohë shumë të ndërlikuara dhe të rrezikshme, siç e pamë përsëri vetëm sot në ambasadën tone në Ankara, ku u sulmuam".
Por Klinton tha se ishte krenare për punën e bërë dhe ajo ishte "më optimiste" tani se sa kur mori postin e saj në vitin 2009.
Klinton u zotua se do të mbetet një "avokate nga jashtë" e departamentit për të promovuar punën e ekipit të saj.
Po të premten, zonja Klinton zyrtarisht i paraqiti dorëheqjen e saj presidentit Barak Obama.
Në letrën e saj, ajo shprehet se ishte më e bindur se kurrë ne fuqinë e Amerikës si një udhëheqës global dhe potencialin e saj për të qenë një forcë kryesore ne luften ndaj se keqes.
Lidhur me te ardhmen e saj Hillari Klinton eshte shprehur se ajo nuk ka ende plane të veçanta për të ardhmen e saj. Pas nje pushimi te shkuretr –u shpreh Klinton do te filloj te shqyrtoj te gjitha ofertat e mundshme.
Ish zonja e parë është diskutuar se fundi si një kandidate e mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016
Hillari Klinton, 65 vjeç, lë postin pas 4 vitesh drejtimi te diplomacise amerikane, kohe kur ka udhetuar e ka zhvilluar takime ne 112 vende te botes.
Shume analiste mendojne se Hillary Clinton largohet nga Departamenti i Shtetit si gruaja më e admiruar në botë, pasi punoi për të ndërtuar marrëdhëniet e dëmtuara nga luftrat në Afganistan dhe Irak, duke e përqendruar vëmendjen njëkohësisht tek interesat amerikane në Azi Paqësor.
Ajo do të zëvendësohet nga John Kerry, ish kandidat per president ne 2008, një senator i Massachusetts, i cili u konfirmua nga Senati të martën.