E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton nga Kievi: Ukraina të mos ndahet mes Rusisë dhe SHBA-ve

Kiev, 3 Korrik, NOA - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, gjatë vizitës së saj në Ukrainë, e cila ka qenë edhe ndalesa e saj e parë në turin e ndërmarrë në Azi dhe Kaukaz, theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për një vend të pavarur.

Gjatë takimit me presidentin Viktor Janukoviç, ajo u shpreh se ukrainasit nuk duhet të lejojnë askënd të detyrojë vendin e tyre që të zgjedhë mes Rusisë dhe Perëndimit.

"Ne besojmë se kjo është një zgjedhje false. Ukraina është një vend i pavarur dhe ne shpresojmë që ajo të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët e saj, përfshirë edhe Rusinë, dhe se Ukraina do të vendosë marrëdhënie të ngushta e konstruktive me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian. Ne nuk besojmë në konceptin e sferave të influencës. Ne besojmë se varet nga ukrainasit që të përcaktojnë kursin e tyre drejt së ardhmes", tha në fjalën e saj Klinton.

Duke theksuar se administrata Obama synon gjithsesi, të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën, dhe pse java e fundit u trondit nga arrestimet e spiunëve rusë.

Presidenti Janukoviç, nga ana e tij, mirëpriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformat ekonomike të Ukrainës dhe një paketë ndihmash të Fondit Monetar Ndërkombëtar ndaj vendit të tij.

"Ne vlerësojmë shumë pozitën e njëjtë të Shteteve të Bashkuara, e cila u riafirmua këtu sot, për garantimin e sovranitetit të Ukrainës, pavarësisë dhe integritetit të saj territorial si dhe të pashkelshmërisë së kufijve të saj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Ukrainën si një vend evropian jo anëtar i Bashkimit Evropian, deklaroi presidenti ukrainas.

Duke theksuar më pas se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner strategjik i besueshëm për Ukrainën.

Ndër të tjera, bisedimet mes palëve në Kiev përfshinë edhe energjinë e në këtë kuadër rolin shpesh problematik të Ukrainës si vendi ku kalon një tubacion i rëndësishëm i gazit rus për të furnizuar Evropën.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›