Rassmusen:Strategjia jonë në Afganistan nuk ndryshon
Sipas kreut të NATO-s emërimi i një komandanti të ri të përgjithshëm ri në krye të koalicionit të forcave ndërkombëtare në Afganistan nuk do të sjellë ndryshime të strategjisë. Kështu deklaroi ditën e premte në në Lisbonë Anders Fogh Rasmussen, sekretari i përgjithshëm në NATO-s.
"Pati një ndërrim në kreun e komandës, por nuk do të ketë ndryshim në strategji", deklaroi ai gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm e portugez, Luis Amado.
"E siguroj popullin afgan se do të qëndrojmë në vend aq kohë sa të jetë e nevojshme për garantimin e sigurisë në të gjithë vendin", shtoi ai, duke theksuar se gjenerali David Petraeus, kreu i ri i forcave ndërkombëtare në Afganistan, është po ashtu i angazhuar në këtë drejtim."Sigurisht që nuk do të qëndrojmë përgjithmonë. Objektivi përfundimtar është që afganët të mund të jenë të aftë të përgjigjen vetë për sigurinë e vendit të tyre", u shpreh Rasmussen.
"Shpresoj se në samitin e ardhshëm të NATO-s, në Lisbonë, të mund të bëjmë publik fillimin e kalimit tranzicion të përgjegjësive të sigurisë në duart e trupave afgane në disa provinca, por fillimisht duhen përmbushur plotësisht disa kritere të qarta dhe të nevojshme", veçoi kreu i NATO-s.